Garsoniere në Golem – Beach Golem, Pranë Plazhit
Mirë se vini në Beach Golem, një garsoniere moderne dhe komode pranë Plazhit të Golemit!
Komoditete dhe pajisje
- Wifi Falas
- Kondicioner
- Ashensor
- Kati i 5-t
- Parkim Falas
- Kuzhine
- Lavatrice
- Ballkon Privat
- TV me Ekran te Sheshte
- Banjo
- Pamje e Pjesshme nga Deti
- Kopsht i Perbashket
Vecorite e apartamentit
- Një ambient praktik dhe komod. Garsonierja ka një ambient të hapur (open-space), ku zona e gjumit, salloni dhe kuzhina janë të organizuara në të njëjtën hapësirë. Është projektuar për të akomoduar deri në 3 persona.
- Zona e gjumit. Ambient i hapur me krevat dopio dhe divan që hapet, duke ofruar mundësi fjetjeje për deri në 3 persona.
- Salloni. Televizor me ekran të sheshtë dhe kondicioner.
- Kuzhinë e pajisur me frigorifer, sobë dhe pajisjet bazë për përgatitjen e vakteve gjatë qëndrimit tuaj.
- Banjo moderne me dush, lavaman dhe lavatriçe.
- Ballkon privat dhe i bollshëm me pamje pjesore nga deti, ideal për të shijuar kafen e mëngjesit ose për t'u çlodhur gjatë pushimeve.
- Wi-Fi falas, parkim falas brenda kompleksit dhe akses në kopshtin e përbashkët.
Lokacioni dhe pershtatshmeria
Vendndodhje e përshtatshme pranë Plazhit të Golemit Garsonierja ndodhet në një kompleks rezidencial në Golem, në katin e pestë të një ndërtese me ashensor dhe shkallë. Në kompleks do të gjeni një kopsht të përbashkët me pemë dhe stola, si dhe parkim falas për automjetin tuaj. Vendndodhja pranë plazhit dhe shërbimeve të zonës e bën këtë garsoniere një zgjedhje praktike për pushime në Golem.
Pyetjet me te shpeshta
Sa persona mund të akomodojë apartamenti?
Apartamenti mund të akomodojë deri në 3 persona.
A ka apartamenti dhomë gjumi më vete?
Jo. Apartamenti është studio, ku zona e gjumit dhe ambienti i ndenjes ndodhen në të njëjtën hapësirë.
Çfarë mundësish fjetjeje ofron apartamenti?
Apartamenti ka një krevat dopio me përmasa 160 × 190 cm dhe një divan në formë L, i cili shndërrohet në krevat duke tërhequr sirtarin e posaçëm që ndodhet poshtë tij.
A ka apartamenti kuzhinë?
Po. Apartamenti ka kuzhinën e vet për përgatitjen e vakteve gjatë qëndrimit.
A ka apartamenti kondicioner?
Po. Apartamenti ka një kondicioner.
A ka apartamenti pamje nga deti?
Po. Apartamenti ka ballkon me pamje të pjesshme nga deti.
Në cilin kat ndodhet apartamenti?
Apartamenti ndodhet në katin e pestë të ndërtesës. Ndërtesa ka ashensor dhe shkallë.
A ka apartamenti Wi-Fi?
Po. Apartamenti ka lidhje Wi-Fi private për përdorim gjatë qëndrimit.
A ka apartamenti lavatriçe?
Po. Apartamenti është i pajisur me lavatriçe.
A ka apartamenti televizor?
Po. Apartamenti është i pajisur me televizor.
Video e apartamentit
Book Online
Pick your dates to see the price and send a booking request. No online payment required - we will contact you to confirm.