Apartamente me qira ne Golem

PARKING - Wi-Fi - RELAX

Shiko apartamentet

Apartamente me qira ne Golem

Apartamentet tona ne Golem jane menduar per pushime te qeta ne familje ose per cifte, vetem pak hapa larg plazhit. Cdo apartament ofron hapesira komode dhe gjithcka e nevojshme per nje qendrim te rehatshem prane plazhit, qofte per nje fundjave apo per pushime me te gjata ne bregdetin e Golemit.

Vendndodhja - Kompleksi Freskia

Apartamentet ndodhen ne zemer te Golemit, te rrethuara nga supermarkete, bare, restorante, furra buke dhe farmaci, si dhe mundesi argetimi per femije — gjithcka e nevojshme per nje pushim pa shqetesime, hap pas hapi nga dera juaj.

Vetem 5 minuta nga plazhi

Nje shetitje prej 5 minutash ku mund te blini fruta dhe perime te fresketa nga vendasit. Nje treg, restorante dhe bare jane gjithashtu ne kete rruge. Restorante, pizzeri, furre buke, farmaci dhe shume me tepër jane shume afer jush.

Parkim falas

Parkim falas brenda kompleksit. Zona brenda kompleksit ofron rreth 100 vende parkimi falas te mbikeqyrura nga kamera.

Plazhe dhe atraksione prane

  • Plazhi i Golem 200 m (5 minuta me kembe)
  • Plazhi Mali i Robit 1.7 km
  • Durres 13 km
  • Aeroporti i Tiranes 43 km
  • Tirana (Kryeqyteti) 46 km
  • Berat (Qytet UNESCO) 79 km

Vleresime nga mysafiret tane

Perpara se te rezervoni, shikoni cfare thone mysafiret qe kane qendruar tashme me ne ne Booking.com.

Booking.com Traveller Review Award 2024 - vleresim 9.8 nga 10

Perfekte

“Apartamenti prane plazhit, mikpritesi Endri shume ndihmues ne gjithcka, vendndodhje perfekte per shetitje dhe plazh.”

Maria Poloni

Rekomandohet

“Ne ja u rekomandojme. Apartamenti i madh, i paster, i vendosur ne nje lokacion te shkelqyer. Pronari i ndihmueshem dhe i perkushtuar. Lokacion fantastik. Afer plazhit, dyqaneve, restoranteve, por njekohesisht jo ne rrugen kryesore, qe siguroi qetesi naten.”

Zorzeta Poloni

Perfekte

“Ishim te kenaqur jashtezakonisht me akomodimin, gjithcka sic ishte marreveshja, komunikim i shkelqyer me mikpritesin miqesor.”

Sinisa Serbi

Vleresim nga Booking.com

Cfare mund te besh gjate pushimeve

Ide per udhetime nje-ditore rreth Golemit, per t'i shtuar pushimeve tuaja pak eksplorim.

Bare dhe Restorante

Disa nga vendet tona te preferuara per te ngrene dhe pire diçka afer Golemit.

Pyetjet me te shpeshta

Gjeni ketu pergjigje per pyetjet me te zakonshme rreth plazhit, apartamenteve, parkimit dhe rezervimeve ne Kompleksin Freskia.

Vendndodhja dhe plazhi

Ku ndodhen apartamentet Friendly Apartment?

Apartamentet ndodhen në Kompleksin Freskia, në Golem, një zonë turistike pranë bregdetit Adriatik, e përshtatshme për pushime familjare dhe qëndrime relaksuese.

Sa larg ndodhet plazhi nga apartamentet?

Plazhi i Golemit ndodhet rreth 200 metra nga kompleksi. Mund të arrihet lehtësisht në këmbë, brenda pak minutash.

Çfarë mund të gjej pranë kompleksit?

Në afërsi të kompleksit gjenden markete, restorante, furra buke, farmaci dhe ambiente lojërash për fëmijë. Këto shërbime e bëjnë qëndrimin më të lehtë dhe praktik.

Sa larg është kompleksi nga Durrësi dhe aeroporti i Tiranës?

Kompleksi ndodhet rreth 13 km nga qyteti i Durrësit dhe rreth 43 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Qendra e Tiranës ndodhet rreth 46 km larg.

Shërbimet dhe ambientet e përbashkëta

A ofrohet parkim falas për vizitorët?

Po. Kompleksi ofron parkim falas për vizitorët, me një kapacitet prej rreth 100 automjetesh.

A është parkimi i monitoruar me kamera?

Po. Zona e parkimit monitorohet me kamera sigurie.

A ka kompleksit ambient të gjelbëruar?

Po. Kompleksi ka një kopsht të përbashkët, ku vizitorët mund të kalojnë kohë dhe të relaksohen.

A ka ndërtesa ashensor?

Po. Ndërtesa ka ashensor dhe shkallë për akses në katet e ndryshme.

Rezervimet dhe qëndrimi

Si mund të rezervoj një apartament?

Mund të rezervoni përmes formularit të rezervimit në website ose përmes platformave të rezervimeve ku apartamentet janë të listuara. Pas marrjes së kërkesës, do t'ju kontaktojmë për konfirmimin e disponueshmërisë dhe detajet e rezervimit.

A mund të rezervoj direkt pa përdorur Booking.com?

Po. Mund të na kontaktoni dhe të bëni rezervimin direkt, pa qenë e nevojshme të përdorni Booking.com.

Si mund të kontrolloj disponueshmërinë dhe çmimet?

Mund të kontrolloni datat e lira dhe çmimet në faqen e apartamentit që dëshironi. Për informacion shtesë ose konfirmim, mund të na kontaktoni direkt.

Si do të kontaktohem pasi të bëj rezervimin?

Pas marrjes së kërkesës ose rezervimit, do të komunikojmë me ju përmes të dhënave të kontaktit që keni dhënë. Informacionet e nevojshme për qëndrimin do t'ju dërgohen përmes email-it.

Pagesat, anulimet dhe rregullat

Si kryhet pagesa e rezervimit?

Mënyra e pagesës dhe kushtet përkatëse komunikohen me email, në varësi të rezervimit dhe rastit konkret.

A lejohen kafshët shtëpiake në apartamente?

Jo. Kafshët shtëpiake nuk lejohen në asnjë nga apartamentet tona.

A mund ta anuloj rezervimin pa pagesë?

Po. Nëse anulimi komunikohet të paktën 5 ditë përpara datës së mbërritjes, nuk aplikohet asnjë tarifë anulimi.

Çfarë ndodh nëse anuloj rezervimin më pak se 5 ditë përpara mbërritjes?

Nëse anulimi komunikohet nga 1 deri në 5 ditë përpara datës së mbërritjes, klienti duhet të paguajë vlerën e një nate qëndrimi. Nëse anulimi bëhet ditën e mbërritjes, duhet të paguajë vlerën e dy netëve të qëndrimit.

Çfarë ndodh nëse nuk paraqitem në apartament pa njoftuar?

Në rast mosparaqitjeje (No-show) pa njoftuar paraprakisht, klienti duhet të paguajë vlerën e dy netëve të qëndrimit.

A mund ta anulojë pronari rezervimin?

Po. Pronari mund ta anulojë rezervimin deri në 5 ditë përpara mbërritjes, duke njoftuar klientin pa kosto shtesë. Nëse anulimi bëhet pa njoftuar të paktën 5 ditë përpara, pronari duhet t'i paguajë klientit kompensim monetar në vlerën e një nate qëndrimi, sipas çmimit të rezervimit në pronën e tij. Pronari mund ta anulojë gjithashtu rezervimin nëse klienti nuk u përgjigjet komunikimeve të tij.

Nuk e gjete pergjigjen qe kerkoje?

Shkruaj ne WhatsApp

Na kontaktoni

Rezervo direkt me ne, pa komisione shtese. Na shkruaj ose na telefono per disponueshmerine dhe cmimet.

Duke dorezuar kete formular, pranoni qe te dhenat tuaja te perdoren per t'ju kontaktuar lidhur me kerkesen tuaj, sipas Politika e Privatesise.